Goli dhe festa e Nunez

Tri pikë me vuajtje, Liverpool mund 3-1 Sheffield United dhe rikthehet në krye të Premier League

4 Prill, 22:30| Përditesimi: 4 Prill, 22:31

  • Share

Premier League në Angli vijoi këtë të enjte me raundin e 31-të. Në "Anfield Road" Liverpool s'e pati të lehtë dhe mundi 3-1 Sheffield United për t'u rikthyer në krye të kampionatit.

Darwin Nunez kaloi në epërsi vendasit në minutën e 17-të. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa autogoli i Bradley në minutën e 58-të vendosi ekuilibrat për 1-1.

Duhej minuta e 76-të që Mac Allister të kalonte të kuqtë në epërsi me një kryevepër, para se Gakpo të shënonte për 3-1 në fundin e lojës. Me 70 pikë Liverpool është në krye të Premier League, ndjekur nga Arsenal me 68 pikë.

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?