Tri orë pas publikimit në ‘Pa Gjurmë’ gjendet adoleshentja e zhdukur para 6 ditëve në Vlorë! Gjyshja: Ishte e izoluar në një banesë

19 Janar 2022, 16:15| Përditesimi: 19 Janar 2022, 18:28

  • Share

Mjaftime Kapaj falenderoi Report Tv dhe qytetarët vlonjat për informacionet duke thënë se vajza u gjet tri orë pasi ’Pa Gjurmë’ publikoi pasaportën televizive të saj. Një qytetar dha një adresë, ku dyshohej se qëndronte e izoluar prej 6 ditëve adoleshentja. Familjarët bënë verifikimin dhe brenda asaj banese gjetën të vetme vajzën e tyre. 16-vjeçarja u gjet në zonën e Ujit të Ftohtë, pak metra nga shtëpia e saj në Vlorë.

Odete Dume- Zonja Mjaftime a ka mbërritur ndonjë informacion mbrëmjen e djeshme, pasi ne publikuam rastin ?
Mjaftime Kapaj- Po Odeta, mbërriti (qesh). Vajzën e gjetëm pas emisionit dhe ishte shëndosh e mirë.
Odeta Dume- Si nuk na e komunikuat këtë lajm që dje ?
Mjaftime Kapaj- Doja të ishte surprizë edhe për ju. Ku ka më mirë se ta nisni programin me gjetjen e mbesës time!
Odeta Dume- Sinqerisht me vjen mirë që ‘Pa Gjurmë’ ndihmoi në gjetjen e mbesës tuaj. A është mirë vajza? 
Mjaftime Kapaj- Është pak e rënduar psikologjikisht dhe nuk ka pranuar të flasi shumë me nënën e saj. Mjafton që e gjetëm vajzën, të tjerat do i rregullojmë.


Dyshohet se e mitura prej 6 ditëve që ishte larguar nga banesa,  strehohej nga nje person në një apartament pallati në zonën e Ujit të Ftohtë. Informacionet janë të pakta, pasi vajza sipas gjyshes është shoqëruar sëbashku me nënën për në komisariatin e Vlorës për tu marr në pyetje, në prani edhe të një psikologeje.   

Pasditen e të martës, gazetari Armand Xhelili realizoi një intervistë të drejtpërdrejtë për ’Pa Gjurmë’ me nënën e adoleshentes. Ajo tha për Report Tv se rasti ishte i përsëritur për 16-vjeçaren, pasi ishte larguar edhe një herë tjetër, por u gjet në pak orë nga blutë e Vlorës . Nëna pohoi se vajza ishte lidhur me një djalë më të madh në moshë, lidhje e cila nuk kishte marr dakortësinë e familjes dhe për këtë kishin debatuar. Ajo u largua për herë të dytë të premtën e 14 janarit, sapo kishte mbaruar mësimin, por falë publikimit në media u arrit të gjendej sërish. 
Ky është rasti i dytë në pak ditë që fal ’Pa Gjurmë’ kthehen në banesat e tyre adoleshente të larguara. E tillë ishte edhe gjetja e dy vajzave 14 dhe 17-vjeçare nga Prrenjasi që u gjetën në qytetin e Pogradecit, pasi ishin larguar nga banesa më 6 janar të këtij viti. Pasi ’Pa Gjurmë’ shfaqi fotot e tyre, në minutat e fundit të transmetimit live, një zile urgjente njoftoi se të miturat ndodheshin në qytetin e Pogradecit. Ishte nëna e njërës prej vajzave, ajo që dha këtë lajm për të bijën, ndërsa kjo e fundit pasi kishte ndjekur live emisionin kishte telefonuar menjeherë familjen.

’Pa Gjurmë’ nuk e ndal këtu misionin e saj, pasi vijojnë kërkimet për një tjetër adoleshente 15-vjeçare me emrin Veronika Qershori, e cila është larguar nga shtëpia  e saj në Tiranë më 12 janar të këtij viti.

 

Video/ momenti i lajmit të gjetjes

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?