Foto ilustruese

‘Treqind e nëntëdhjet e zero’, detyra e klasës plot gabime, mësuesja e vlerëson me ‘Bravo’? Foto që ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale

20 Shtator 2022, 15:29| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 15:38

  • Share

TIRANË- Një foto e një detyre klase të një nxënësi ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale, ku është e plot me gabime, mirëpo ajo që e bën më të rëndë është vlerësimi i mësueses. Detyra konsiston që nxënësi duhet t’i shkruajë numrat me anë të fjalëve. Psh. numrin 390 e ka shkruan “treqind e nëntëdhjet e zero”. Gabime të tilla janë bërë edhe te numrat e tjerë të kësaj detyre klase, teksa mësuesja e ka vlerësuar me “Bravo”.

Fotoja është postuar në masë në rrjetet sociale dhe nuk dihet nëse është e konfirmuar që bëhet fjalë për korrigjimin e një mësueseje ose jo. Ajo ka shkaktuar zemërimim te opinioni publik, ku thonë se nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë, atëherë do të ishte e rëndë për shkak të mungesës së kualifikimit të mësuesve dhe brezit të ri që ata prodhojnë.

Fotoja që po qarkullon në rrjetet sociale të detyrës së klasës

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/09/2022 22:49

    Kjo nuk eshte detyre per nxenesit e klases se pare.Duket qe po u mesojne si te shkruajne ceqet,sepse ata e kerkojne shumen te shkruar me simbole numerike dhe me fjale,si me siper.Ironike, se nje pjese e ketyre nxenesve nuk kane per te plotesuar kurre nje cek ne jeten e tyre.S.d.q.gabime bejme te gjithe e sidomos femijet,por ne rastin e mesiperm,problemi me i madh eshte vleresimi me grepa e bravo dhene nga mesuesja.Do te doja t'i jepja /the benefit of the doubt/,sepse pasi ke korrigjuar 25-30 detyra dhe arrin te 40 fillon dhembja e kokes dhe efektet anesore te lodhjes mendore,ne te kunderten......!!!!

    Përgjigju
  • Studenti: 20/09/2022 16:40

    Si fillim ministria e qeveria sduhet me punësu sipas mikut e kte po deshët ju jap fakte. 2 - menoni nai her ti nreni rrogat mësuesve se e çut venin në zbrazje totale të trrunit e robve. Mësues matematike e gjuhe shqipe me 50 000 lek rrogë e me orë shtesë që paguhen 20 lek ora dhe kto meren kur i do qejfi drrejtorit që ti dërgoj emrat për orët shtesë . Shum shpejt sdo din me shkrujt emrin e vet se për të tjera ska shanc me dit

    Përgjigju
    • alfredi: 20/09/2022 21:07

      Për shkrimin dhe mendimet edhe ty duhet me të vlerësu me 'bravo'. O i pa shkollë që jep drejtime dhe ide .

  • Asgje ska ber.: 20/09/2022 16:22

    Po nuk ka ber ndonje gje te madhe se si duket e ka ber per ta inkurajuar per te ecur perpara.Me ate shkrim qe paska cfar ti bej mesuese shkrete ti jap duart e veta.Boll e bullizuat se ne klase te pare ste ngel njeri.

    Përgjigju
    • Ilmiu: 20/09/2022 17:45

      Keto numrat treshifrore nuk mesohen ne klase te pare....

  • Andi: 20/09/2022 15:46

    Nuk është vetëm ajo: gjashqind në vend të gjashtëqind nëndhjet në vend të nëntëdhjetë gjashtëdhjet në vend të gjashtëdhjetë gjasht në vend të gjashtë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?