Treni i Pashkëve, një traditë e veçantë e fëmijëve në Lezhë

21 Prill 2019, 13:43| Përditesimi: 21 Prill 2019, 15:31

  • Share

Në Lezhë Pashkët katolike vazhdojnë të festohen ndryshe prej 3 vitesh. Treni i pashkëve u mbush me fëmijë, vezë e ushqime dhe udhëtoi përgjatë gjithë qytetit. Kjo ishte mënyra e zgjedhur për të bërë pjese të festes të gjithë qytetarët pavarësisht besimit.

Altin Prenga i besimit katolik dhe Lirim Torba i besimit musliman së bashku me Bashkinë e Lezhës, po e vijojnë traditën e mirë për të bashkëndarë edhe festat fetare.

Pjesë e këtij festimi u bë edhe kreu i bashkisë Fran Frrokaj që ashtu si realizuesit e kësaj ideje thotë se gjithçka vjen si pjesë e harmonisë dhe unitetit të lezhjaneve.

Trenit të Pashkës iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë të cilët shijuan ndryshe dhe ne mënyre argëtuese këtë feste katolike.

Festat fetare janë krejt të veçanta në Lezhë për mënyrën e organizimit të tyre, duke u kthyer në një mundësi për të promovuar kulturën dhe traditën si dhe bashkëjetesën fetare mes komunitetesh shumë heterogjene qe ka ky qytet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?