Bota

Trend shqetësues në Gjermani, mbi tre milionë të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

12 Prill 2021, 10:32| Përditesimi: 12 Prill 2021, 10:36

  • Share

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjermani, ka tejkaluar 3 milionë duke u bërë kështu i pesti vend evropain, që kap shifra të tilla ndërkohë që janë shënuar 78.452 viktima që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

Javën e kaluar autoritetet regjistruan një shkallë incidence prej 136.4 të infektuar për 100.000 banorë, duke nxitur rikthimin e kufizimeve.

Në periudhën e fundit, Gjermania ka shënuar rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus pavarësisht se vendet kulturore, restorantet dhe objektet tjera janë të mbyllura për muaj të tërë.

Por politikanët federalë dhe shtetërorë po përpiqen të bien dakord se si ose në disa raste nëse, të ashpërsojnë masat kufizuese.  Gjatë fundjavës, Kancelarja Angela Merkel foli përsëri në favor të një shtetrrethimi të rreptë kombëtar për një periudhë të shkurtër.

Qeveria e Merkel gjithashtu planifikoi të shtrëngojë legjislacionin kombëtar anti-Covid të Martën në mënyrë që të jetë në gjendje të vendosë kufizime kombëtare edhe pa mbështetjen e autoriteteve rajonale.

Ndryshimi thyen një tabu në federalizmin gjerman, ku rajonet gëzojnë kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë.

Autoritetet shëndetësore paralajmëruan të premten se spitalet mund të mbingarkohen pa masa më të ashpra kombëtare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Paralajmërimi vjen ndërsa vaksinimi në vend më në fund ka filluar të ecë me hapa të shpejtë. Që nga 9 Prilli, 15,12% e popullsisë kishin arritur të marrin të paktën një dozë vaksine.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?