Foto ilustruese

‘Trend’ shqetësues i COVID-19 në Kosovë/ 564 raste dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

5 Mars 2021, 16:03| Përditesimi: 5 Mars 2021, 16:06

  • Share

KOSOVË- Vijon të jetë i lartë numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 564 persona dhe janë raportuar 7 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një ulje të lehtë, pasi dje u regjistruar 591 raste, por përsëri shifrat mbeten alarmante. Për sa i përket numrit të viktimave ai ka mbetur i njëjti.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të dalin fitues nga beteja me koronavirusin është 380, gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 228 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 36 raste, Mitrovicë 33 raste, Vushtrri 30 raste, Gjilan 29 raste, Kamenicë 23 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Lipjan 14 raste, Pejë 13 raste, Rahovec 11 raste, Viti 11 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Klinë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 3 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (79 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 71.908, ndërkohë që ai i viktimave është 1.634 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Qeveria në detyrë e Kosovës, pas një shqyrtimi të situatës epidemiologjike në vend vendosi që të lehtësohen masat anti-COVID. Një ndër masat e reja të cilat hynë në fuqi ditën e sotme është heqja e orës policore në ‘zonat e kuqe’ në të gjithë vendin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?