Politikë

'Trekëndëshi Bermudës Berisha-Rama-Meta', Klosi në 'Repolitix': Basha po bën të 'fortin'! Ahmetaj: U zgjua nga gjumi i gjatë! Karaj: Tregon se aleanca PD-LSI para 25 prillit s'ka qenë e sinqertë

28 Tetor 2021, 22:40| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 23:07

  • Share

TIRANË- 'Trekëndëshi Bermudës', Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, i përmendur sot për herë të parë nga Lulzim Basha, për analistët në 'Repolitix' në Report TV të gazetarit Denis Minga, nuk ka qenë një rastësi.

Për ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi, me këtë krahasim, Basha ka dashur që të tregojë se ai është "ndryshe" nga kjo treshe.

"Do të dalë që është ndryshe, nuk e di ku e gjeti forcën, se ca ka diskutuar me SHBA, e tha që informacionet i kam nga aleatët, do të tregojë që është i afërt me të huajt, ka bërë dhe ai një strategji, për t'u mbrojtur në pozicionin ku është. Tani po bën të rëndësishmin, të fortin", Klosi.

Anëtari i Grupimit për PD-së, Bislim Ahmetaj e ka komentuar me ironi këtë deklaratë, ku tha se "Bashës i doli gjumi", e ndërsa sipas tij, kjo është një tregues se kryedemokrati dhe vetë EdI Rama i tremben 'Foltores' së Sali Berishës.

"Është zgjuar nga gjumi i gjatë dhe ia ka prishur gjumin Berisha dhe jo Edi, se kanë qenë në sintoni me njëri-tjetrin. Basha me Berishën ka pasur marrëveshje, "ti kryetar i PD unë Sali Berisha", Luli ka filluar edhe të ketë referenca, të lexojë, të përdorë trekëndëshi i Bermudës, po i ka të kopjuara. Unë e kam pas thënë e keqja e këtij vendi është trekëndëshi, Rama, Berisha, Meta, e ka kopjuar. Berishës i tremben Rama dhe Basha për të treguar se nuk kemi gjë me njëri-tjetrin", Ahmetaj.

Interesante në këtë trekëndësh është përmendja e Ilir Metës dhe për analistin Leonard Karaj u tha hapur se aleanca e PD-së para zgjedhore me LSI-në nuk ka qenë e sinqertë, përtej asaj që është artikuluar para 25 prillit.

"Tregon qe dhe aleanca që ka pasur para zgjedhjeve me LSI nuk ka qenë e sinqertë", tha Karaj.

Po çfarë tha sot Basha për këtë 'trekëndësh'
"Ke hall ti historinë e PD-së. Thuaje më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shko dhe ti në foltore dhe bëj foltoren tënde. Qani hall të tre, bëni trekëndëshin e Bermundës. Unë s'jua qaj dot hallin. Të paktën dil hapur dhe mos u fshi. Unë s'ta plotësoj dot, mua do më kesh përballë që të munda në vitin 2011.  Disa miq i ke ti por disa miq i kam edhe unë. Nëse unë të dukem i fortë nuk është faji im, por i dobët s'kam qenë asnjë herë. Kam dhe unë pjesën time të fajit që ti je këtu, por kam pjesën më të vogël, pjesën më të madhe të fajit e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës ", tha Basha sot në Kuvend.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?