Foto ilustruese

Tregu valutor, forcohen monedhat e huaja

22 Gusht 2023, 16:51| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 16:53

  • Share

Monedhat e huaja u forcuan këtë të martë në kursin e këmbimit me lekun.

Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro dhe dollari u forcuan lehtë me repsektivisht 0.09 dhe 0.04 lekë. Kështu një dollar u këmbye të martën me 97.27 lekë, ndërsa një euro me 106.02 lekë.

Poundi britanik fitoi 0.55 pikë duke u këmbyer me 124.30 lekë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 110.86 lekë ose 0.27 lekë më tepër se dje.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?