Presidenti Ilir Meta

Tregu i zi i shitjes së oksigjenit, Meta: E rrezikshme dhe kriminale, të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar! Përgjegjësit para ligjit

18 Mars 2021, 10:05| Përditesimi: 18 Mars 2021, 10:08

  • Share

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mostrajtimin me oksigjen të pacientëve të prekur me koronavirus dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi.

Meta tha se situata shëndetësore e shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.

Ai shtoi se kjo është arsyeja që është këmbëngulur që trajtimi me oksigjen teknikisht të certifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.

“Është e rrezikshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut. Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikshme për shëndetin publik. Përgjegjësit para ligjit!”, shkruan presidenti në fund të postimit.

 

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?