Tregu i Kukësit bosh në prag festash! Banorët: Rritje çmimesh nuk ka, por s’kemi para (VIDEO)

27 Dhjetor 2020, 22:25| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 22:33

  • Share

Të paktë janë qytetarët që frekuentojnë tregun e Kukësit në prag të ndërrimit të viteve.

Por për herë të parë prej disa vitesh vihet re se rritja e çmimeve në tregun industrial.

"Çimet janë shumë lirë, krahasim me vjet. Popullis ska pare ulen çmimet sepse nuk shitet gjë", tha një tregtar.

Banorët e qytetit verilindor thonë se përpiqen sipas mundësive, por vështirësitë ekomonike për ta janë të mëdha

"Edhe këto kanë ngelur edhe ne kemi ngelur. Kemi rënë ku nuk çohemi më", tha banori.

Ndryshe nga ushqimoret, artikujt për dekorimin e shtëpive dhe lojërat për fëmijë janë produktet më të kërkuara nga klientët.

"Si përherë jemi asnjë gjë ska luajtur, as shtuar as munguar", tha tregtari.

"Ka pasur ka pasur, lodra pemë drita i kanë pasur dhe më lirë", tha një tjetër.

Kukësi nuk është një qytet që ka një rritje të madhe ekonomike.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjallica: 28/12/2020 09:25

    Shumica e kuksianeve qe njoh kane nje shtepi ne Kukes, edhe nje ne Tirane. Me sa duket njihkam vetem kuksiane me leke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?