Tregu bosh në Lezhë për festat e fundvitit, blerësit: Të ardhurat janë të pakta! Ekonomia është përtokë

24 Dhjetor 2022, 16:26| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 16:28

  • Share

Ditët e fundit të dhjetorit e gjejnë pamjen e tregut të qytetit të Lezhës thuajse bosh.

Edhe pse jemi në prag të festave të fundvitit, blerësit janë të paktë.

2022 konsiderohet një vit i vështire për tregtarët, të cilët thonë se xhirot janë të pakta dhe se ajo që ka ndikuar është rritja e çmimeve dhe kriza ekonomike që ka prekur shumë familje.

“Lezha ka tregtar për të shit në të gjithë vendin. Çmimet janë rritur në bazë të kohës i kanë rritur të gjithë por nuk ka kush i blen dhe as ka kush i ha. Nuk ka lëvizje fare-fare.- tha ai.

Rritja e kostos së jetesës ka vënë në vështirësi qytetarët të cilët thonë se e kanë  pamundur që ti kalojnë festat si vitet e tjera, pasi të ardhurat janë pakta.

 “Ky popull s’ka lekë. Çmimet normale por populli nuk ka lekë. Ekonomia është përtokë”, shprehet qytetari..

“Për festa merre me mend  Plastmasat janë bosh, nga një kile gjë mund të marrim. Me se me marr gjysmat i marrim , gjysmat i leme tek drita me çfarë me i marrë. Nuk na bie të rrim gjë”, thotë një i moshuar pensionist.

“Ne jemi pensionistë, nuk i dalim dot”, thotë një tjetër qytetar pensionist.

Duke sfiduar tregtarët që paguajnë taksat, problem prej vitesh në Lezhë mbeten dhe tregtarët ambulant të cilët shesin në rrugë apo trotuare, ndërsa autoritetet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë këtij fenomeni.


Lajmi kryesor:

Festohet Lindja e Krishtit, atmosferë festive në vend! Mbahet mesha në Katedralen 'Shën Pali', besimtarët luten për mbarësi: Zoti ju ndihmoftë (VIDEO)


G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?