Paketat e sekuestruara

Tregtonte paketa me cigare pa pullë fiskale, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

17 Shtator 2022, 13:53| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 13:54

  • Share

Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të parandalimit të mallrave kontrabandë.

Policia ka arrestuar shtetasin Xh. S., 30 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i shtetasit Xh. S. u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në dyqanin e tij, në Shijak, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme paketash me cigare.

Këto paketa ishin të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat nuk ishin të pajisura me pullën fiskale përkatëse të Republikës së Shqipërisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?