Tregtonte gaz të kontrabanduar, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, sekuestrohet 1500 litra gaz

14 Janar 2023, 09:46| Përditesimi: 14 Janar 2023, 09:47

  • Share

TIRANË- Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke tregtuar gaz të kontrabanduar. 21-vjeçari, F.M. kishte përshtatur një ambient në të cilin tregtonte gaszin në zonën e Baburrusë në Tiranë dhe fitimet nga ky aktivitet nuk i deklaronte. 

Gjatë kontrollit të ambientit iu gjetën 1500 litra gaz, një pompë karburanti dhe 28 bombola gazi, të cilat u sekuestruan nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?