Tregtonin veshje e aksesorë kontrabandë në 5 dyqane në Tiranë dhe Durrës, arrestohen 52-vjeçari e 64-vjeçari! 6 punonjësit hetohen në gjendje të lirë

16 Shtator 2022, 13:25| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 13:34

  • Share

Dy persona u arrestuan dhe 6 po hetohen në gjendje të lirë pasi tregtonin mallra të kontrabanduara, në 5 dyqane në Tiranë dhe Durrës. J. Xh., 52 vjeç dhe M. Q., 64 vjeç, të dy banues në Tiranë, u arrestuan pasi shisnin kontrabandë produkte të ndryshme, si çanta, veshje, syze dhe parfume në 5 dyqane të ndryshme në kryeqytet dhe në Durrës.

52-vjeçari administronte të 5 dyqanet, ndërsa 64-vjeçari ishte ekonomisti i biznesit.

Policia po heton në gjendje të lirë edhe punonjësit e këtyre dyqaneve, D. H., 21 vjeçe, B. G., 22 vjeçe, K. D., 22 vjeçe dhe G. G., 23 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, si dhe E. M., 44 vjeçe e A. K., 27 vjeçe, të dyja banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit, në 5 dyqanet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale çanta, veshje, syze dhe parfume, të dyshuara të kontrabanduara.

Operacioni policor i koduar "Shops", u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?