Tregtia me pakicë gjatë pandemisë është tkurrur me 8.3%! INSTAT: Goditja më e madhe tek tregtia me pakicë e hidrokarbureve

15 Shtator 2020, 14:48| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 14:53

  • Share

Ka rënë me 8.3% tregtia me pakicë në tremujorin e dytë të vitit. Në periudhën e karantinës Prill-Qershor sipas të dhënave të INSTAT është rritur vetëm tregtia për ushqime, pije dhe duhan, me një përmirësim të lehtë prej 1.4%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Rënia më e thellë është regjistruar në tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, ku volumi i shitjeve ka pësuar një rënie me 18.3%, duke reflektuar edhe mbylljen e qarkullimit të automjeteve në pandemi.

Po ashtu edhe shitjet e blerjet e produkteve jo ushqimore kanë rënë ndjeshëm në këtë periudhë të vitit. Vetëm për muajit Prill-Maj-Qershor tregtia e kësaj kategorie është ulur 8,7 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Kjo tkurrje e tregtisë në këtë grup lidhet me faktin se përveç farmacive dhe ushqimoreve, pjesa tjetër  bizneseve u mbyll për të mos lejuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, përshtatur sezonalisht

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, përshtatur sezonalisht Në tremujorin e dytë 2020, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, ka pësuar rënie me 4,3 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është ulur me 0,5 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur me 7,2 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është ulur 11,6 %, kundrejt tremujorit të parë 2020

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?