Foto ilustruese

'Tregtari' i drogës në Yzberisht gëlltit qeset me heroinë sapo shikon efektivët e policisë

6 Shkurt 2020, 13:52| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 13:56

  • Share

TIRANË - Një 26-vjeçar me inicialet O.K u arrestua nga policia e Tiranës pasi tregtonte me lëndë narkotike. Por në momentin që efektivët i kanë dalë para, i riu ka gëlltitur disa qese ambalazhi me heroinë. 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë morën informacione në rrugë operative se 26-vjeçari tregtonte lëndë narkotike heroinë në zonën e Yzberishtit, në Tiranë dhe  organizuan punën për kapjen e tij.  O. K., sapo ka parë punonjësit e policisë, ka gëlltitur disa qese ambalazhi, të cilat dyshohet se kanë qenë me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e 26-vjeçarit, njofton policia, ku u gjetën një përforcues metalik grushti dhe 12 tableta të dyshuara metadon.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?