Tregtarët e Vlorës në vështirësi: Nuk ka fuqi blerëse, po falimentojmë! Qyetarët: Çmimet janë rritur si në çdo fund viti

19 Dhjetor 2022, 17:21| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 18:19

  • Share

Ndonëse jemi në prag festave të fundvitit, tregtarët në Vlorë ankohen se fuqia blerëse ka rënë. Për Report Tv ata thonë se situata mbetet e vështirë pasi njerëzit kanë pak mundësi të shpenzojnë dhe nuk janë optimistë se situata do përmirësohet në ditët në vazhdim.

Në tregun e lagjes Çole tregëtaret thanë se çmimet janë normale dhe nëse vijohet me blerjet e pakta, rrezikojnë falimentimin. 

“Malli është normal, çmimet normale. Ne marrim mall dhe e hedhim, ka mbaruar çdo gjë”.

“S’kanë lek njerëzit. Çmimet me nga 100 lek janë rritur jo ndonjë gjë e madhe, por është papunësi e madhe, s’ka blerës”, thanë tregtarët.

Por ndryshe mendojnë qytetartë e Vlorës, të cilët thonë se edhe këtë fundvit çmimet e produkteve bazë kanë pësuar rritje, duke i bërë të mendohen dy herë para se të vendosin për të blerë. 

“Janë rritur shumë çmimet, sidomos për ne pensionistët nuk na del. Unë marr 140 mijë në muaj pension prej të tyre 50 mijë më shkojnë ilaçe, me çfarë të blej për festa?”, tha një qytetare.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?