Tregtarët e Lushnjes në protestë: Po kalben produktet! Tregu që kushtoi 30 mln lek s’ka cilësi

5 Qershor 2023, 17:40| Përditesimi: 5 Qershor 2023, 17:47

  • Share

Tregu i ri i fruta-perimeve në Lushnje që kushtoi 30 milionë lek nuk ofron kushte të favorshme për ruajtjen e produkteve të freskëta. Për këtë arsye tregtarët janë ngritur sot në protestë kundër bashkisë.

Kanë lënë punën për të protestuar para bashkisë. Janë tregtarët e Lushnjes, të cilët një muaj më parë hynë në tregun e ri të fruta-perimeve, por që nuk ofron kushte për ruajtjen e perimeve të freskëta.

Punimet që u inaguruan me urgjencë për fushatën elektorale janë bërë pa cilësi. Sipas tyre mbulesa plastike depërton nxehtësinë duke bërë që të kalben të gjitha produktet.

“Tregu nuk është bërë sipas projektit, në vend qe të bëhej me panel “sanduiç” është bërë me kauçuk. Aty nuk rrihet brenda është skandaloze. S’ka qepena që të ruajmë mallin se natën na e vjedhin”, tha një tregtar.

Tarifa mujore është e lartë për tregtarët të cilët konkurrohen edhe nga shitësit ambulantë.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Paguajmë 50 mijë në muaj bashkisë. Asnjë kusht nuk ka! Na bie dielli në kokë, perimet u kalben të gjitha. Rojet për natën nuk ka, na vjedhin mallin”, tha një tjetër tregtare.

Janë rreth 60 tregtarë në Lushnjes të cilët thonë se do të braktisin tregun e ri nëse bashkia nuk merr masa për sigurimin e kushteve te tregtimit te fruta-perimeve.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?