Luiz Ejlli dhe Diola Dosti

Tregoi se është e divorcuar dhe ka 3 fëmijë, Luizi drejtuar banores së re në BBV: Tërhiqem! Për mua je e pa ngacmueshme

12 Janar 2023, 14:21| Përditesimi: 12 Janar 2023, 14:47

  • Share

Nutricionistja e njohur Diola Dosti është banorja më e re në “Big Brother VIP”. Së fundmi ajo ka treguar disa detaje nga jeta e saj private. Diola thotë se ka jetuar 14 vite në Kosovë, ku ka qenë e martuar dhe se nga ajo martesë ka 3 vajza.

Në bashkëbisedimin mes tyre, Luizi i është shprehur se duke qenë se ajo është nënë e 3 fëmijëve, kjo e bënë të jetë e pa ngacmueshme nga ai.

Luizi: Tani që më the 3 fëmijë ke të drejtë më thënë ‘s’më pëlqen! Tërhiqem

Diola: O Zot ku i ka ngelur mendja vetëm për keq. Pse mendon për keq?

Luizi: Tërhiqem. Motra ime ka 3 vajza

Luizi: Tërhiqem. Për mua je e pa ngacmueshme deri..., edhe me e dit se mys veten me ty, nuk të preku me gisht.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?