Kylie Jenner

Tregoi mbështetje për Izraelin, Kylie Jenner ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit

10 Tetor 2023, 16:12| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 16:17

  • Share

Modelja e njohur Kylie Jenner ka marrë një serë reagimesh nga ndjekësit e saj, pasi tregoi mbështetjen e saj për Izraelin pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit, që shkaktuan vdekjen e qindra personave.

Gjithçka nisi me një postim nga një faqe pro-izraelite, ku tregohej mbështetje për popullin izraelit që po vuan nga sulmet e Hamasit.

“Tani dhe gjithmonë ne qëndrojmë me popullin e Izraelit!”, shkruhej në postimin e saj, ndërsa krahas shkrimit ishte dhe një foto e flamurit izraelit.

“Shpërndajeni nëse qëndroni me popullin e Izraelit pasi ata përballen me një nga situatat më të frikshme në shumë vite”, shkruhej në mbishkrimin e postimit.

Modelja e fshiu postimin vetëm një orë më vonë pas komenteve të shumta që mori në fotot e saj nga ndjekësit, të cilët komentonin me flamujt palestinezë.

Përveç komenteve negative kishte dhe nga ata që bënin thirrje njerëzve që të mos e ndiqnin më Kylie Jenner-in.

Pavarësisht heqjes së postimit, komentet negative vazhduan edhe në X (i njohur më parë si Twitter).

Që nga e diela, 900 persona janë vrarë në Izrael mes tyre dhe shtetas të huaj.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 10/10/2023 20:56

    Bese kevmbetur për fansa trushpërlar e fanatik më mirë mos të lodhesh me ta. Rroft Izraeli…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?