Foto ilustruese

Kronikë

Tre vite më parë tentoi që të trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë, ekstradohet nga Gjermania i riu nga Saranda

1 Gusht 2021, 16:52| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 16:55

  • Share

Ekstradohet nga Gjermania një 30-vjeçar shqiptar i cli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Burime zyrtare bëjnë me dije se 30-vjeçari është identifikuar si Drini Valca, banues në Sarandë.

30-vjeçarit në vitin 2019 i është dhënë masa 'arrest me burg' nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2018, Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar rreth 30 kg lëndë narkotike e cila ishte përgatitur për t'u trafikuar në Greqi. Në këtë ngjarje rezulton i  përfshirë edhe Valca, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë kanë siguruar lëndën narkotike dhe e kanë  përgatitur për ta trafikuar drejt Greqisë, por rezultoi pa sukses.

                                       

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?