Tre vatra zjarri aktive në Fier, situata më alarmante në Levan! Flakët e favorizuara nga era rrezikojnë disa banesa

22 Shtator 2023, 13:55| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 14:42

  • Share

Zjarri i parë ka rënë në afërsi të kodrave të Vajkanit  e Mbrostarit, zjarri i dytë në PishPoro të njësisë administrative Levan si dhe zjarri i tretë në kodrat me ullinjtë e shkurre ne Levan në afërsi të banesave të lagjes rome.

Shefi i repartit zjarrfikës pohojnë se më e rëndë situata është në zjarrin me kodra me ullinjtë në Levan ku rrezikohen disa banesa në lagjen rome.

Mësohet se zjarri i favorizuar nga era e forte por edhe terreni i vështirë, po përhapet në zonat përreth.

Zjarrfikës nga Fieri Patosi Roskoveci kanë shkuar për të shuar flakët bashkë me ekipet e tyre të punës

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?