Tre turistët çekë të bllokuar në malin e Jezercës

Tre turistët çekë bllokohen në malin e Jezercës, Ministria e Mbrojtjes dërgon në ndihmë të tyre helikopterin Cougar

8 Maj 2023, 20:22| Përditesimi: 8 Maj 2023, 22:30

  • Share

Tre turistë çekë kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, ndërsa në ndihmë u ka shkuar ministria e Mbrojtjes, e cila ka dërguar një helikopter Cougar.

Ministri Niko Peleshi, me një postim në Facebook, thotë se gjendja e tyre shëndetësore është e mire, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR.

“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. 3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, shkruhet në postim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?