Shaqiri dhe Xhaka

Tre shqiptarët pjesë e ekipit, Zvicra publikon listën e Euro 24

31 Maj 2023, 20:59| Përditesimi: 31 Maj 2023, 21:01

  • Share

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit qershor në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2024. Helvetët do përballen fillimisht me Andorrën më 16 qershor dhe tre ditë më vonë para tifozëve të tyre do të mirëpresin Rumaninë.

Për këto dy ndeshje mjaft të rëndësishme për grupin “I”, trajneri Murat Jakin ka përzgjedhur 24 futbollistë, në mesin e të cilëve edhe 3 shqiptarë. Në listën e trajnerit zënë vend edhe dy kapitenët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, si dhe sulmuesi i talentuar Andi Zeqiri që po shkëlqen me fanellën e Baselit.

Lista e Zvicrës

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?