Kevin Vuçini, Brigen Qarrica dhe Rrezon Cengu

Tre shqiptarë në kërkim për vrasje në Angli, policia: 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion për autorët (FOTOT-EMRAT)

5 Mars, 20:40| Përditesimi: 5 Mars, 20:42

  • Share

Policia angleze ofron 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion të vlefshëm për vendndodhjen tre shqiptarë që janë shpallur në kërkim për vrasje.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Kevin Vuçini, 21-vjeçarin Brigen Qarrica dhe 22-vjeçarin Rrezon Cengu, siç raportojnë mediet e huaja. Ata akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit Ben Daly në 10 gusht 2023 në Leamington Spa.

Të shqiptarët që akuzohen për vrasjen

Hetimet për vrasje nisën pasi viktima Ben Daly u gjet me një plagë të shkaktuara me armë zjarri, që sollën më pas vdekjen e tij pas transportimit në spital. Ofrohet 10 mijë paund shpërblim për person, nëse informacioni jepet për të tre arrin deri në 30 mijë paund.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?