Shkolla

Tre raste të reja me koronavirus në Gjirokastër, infektohet një nxënës

28 Shtator 2020, 10:37| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 10:43

  • Share

Këtë të hënë (28 shtator) në Gjirokastër u raportuan tre raste të reja me koronavirus.

Një prej tyre është një nxënës në shkollën "Koto Hoxhi" në Gjirokastër.

Ndërkohë një tjetër rast është një punonjëse tek fasoneria që u mbyll.

Gjithashtu dhe një efektiv policie i Gjirokastrës rezultoi pozitiv.

Ditën e djeshme (27 shtator) ka pasur një bilanc pozitiv të koronavirusit ku ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar.

137 persona fituan betejën ndërkohë që 106 raste të reja u raportuan me covid.


Lajmi kryesor:

Sot 3 viktima dhe 132 raste të reja me COVID-19! Infektohen 7 mësues në Korçë dhe Përmet! I prekur edhe një nxënës në Gjirokastër


E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?