Foto ilustruese

Tre persona tentojnë të vjedhin banesën në Kavajë, pengohen nga familjarët! Lëndohet 13-vjeçari dhe gruaja

5 Shkurt 2021, 21:16| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 21:31

  • Share

KAVAJË- Tre persona kanë tentuar që të vjedhin një banesë në Kavajë, por ato janë ndalur nga familjarët, si pasojë kanë mbetur të plagosur fëmija dhe gruaja e shtëpisë.

Report Tv mëson nga burime zyrtare se ngjarja ka ndodhur rreth orës  20:00, në fshatin Karpen, ku si pasojë e përplasjes me hajdutët kanë mbetur të plagosur A. G, 13 vjeç dhe R. G., 47 vjeçe. Autorët nuk janë identifikuar ende. 

“Më datë 05.02.2021, rreth orës  20:00, në fshatin Karpen, në Kavajë dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me shërbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes”, thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 07/02/2021 00:47

    ASNJE FJALE QELLOJINI ME ARME....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?