Foto ilustruese

Tre persona hyjnë me dhunë në banesën e të moshuarës në Sarandë, marrin 3500 euro dhe 2 celularë

21 Shkurt 2020, 16:02| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 16:04

  • Share

SARANDE - Tre persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur 3500 euro dhe dy aparate celularë në banesë e një moshuare, A.Ç., 77 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Finiq të Sarandës.

Policia njofon se është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje si dhe idenifikimin dhe kapjen e autorëve, ndaj të cilëve rëndon akuza për veprën penale "Vjedhje me dhunë".

Tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?