Tre ndeshje radhazi/ Liverpool harron të fitojë, e mund Southampton me golin e një ishi, por serish në krye

5 Janar 2021, 11:21| Përditesimi: 5 Janar 2021, 11:30

  • Share

Diçka ka humbur nga magjia e Liverpool-it të Jurgen Klopp. Kampionët në fuqi të Anglisë duket sikur po e humbasin shkëlqimin e dy sezoneve të fundit pasi kanë tre ndeshje që nuk fitojnë.

Pas dy barazimeve ndaj ekipeve më të dobëta në dy ndeshjet e fundit të vitit 2020 edhe viti i ri nuk nis mirë për “The Reds”. Southampton e surprizoi skuadrën e Klopp duke e mundur 1-0 në ndeshjen e fundit të javës 17-të. Ai që shënoi ishte një ish.

Danny Ings mposhti mjaft bukur Alisson kur kishin kaluar vetëm dy minuta lojë. Liverpool mbetet ende në kryesim të Premier Leagues angleze në kuotën e 33 pikëve po aq sa Manchester United që ka një ndeshje më pak dhe mund t’ia rrëmbejë kryesimin. Situata fillon të bëhet shqetësuese dhe Klopp ka qënë i inatosur pas ndeshjes duke ngritur zërin edhe për gjykimin. /Përgatiti: Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?