Naci Shensoj në prezantimin te Bylis (djathtas)

Tre ndeshje pa fitore, trajneri i Bylis sinjale lamtumire: Do i puth në ballë dhe do largohem

10 Mars 2023, 15:43| Përditesimi: 10 Mars 2023, 15:44

  • Share

Bylis humbi 2-0 me Kukësin në transfertë, për javën e 25-të në Superligën e futbollit. Tre ndeshje pa fitore kanë revoltuar trajnerin e ballshiotëve. Naci Shensoj për Oversport tha se nëse është ai problemi do largohet, teksa nesër do ketë një mbledhje me të tijtë për të reflektuar, duke i anulluar ditën e pushimit.

"Është fitore e rëndë, Kukësi nuk krijoi asnjë rast pjesën e parë. Ata ishin në eufori se kishin fituar me Laçin. Në pjesën e dytë s’jam i kënaqur me ekipin, aty ku mendojmë se jemi më fortë, aty po pësojmë gola. Do analizojmë, por nuk më pëlqen pse pësojmë. Ne bëjmë lojën, kundërshtarët fitojnë. Lojtarët nuk marrin përgjegjësi. Ua anulova pushimin, duhet të flasin hapur ku është problem. Nëse jam unë largohem, se nuk kam ardhur këtu për karrierë. Nëse s'janë të kënaqur me mua, i puth në ballë dhe i qeras me bakllava nga Stambolli dhe largohem. Mungon profesionalizmi dhe përgjegjësia", tha Shensoj pas ndeshjes.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kukësi europian mposht me 2 gola Bylisin, tension në Kastrioti - Teuta! Erzeni 'përmbyt' Egnatian


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?