Tre muaj pas dëmtimit nis puna për restaurimin e kolonave të monumentit të Nimfeut në Apoloni

30 Qershor 2020, 17:59| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 18:15

  • Share

Ka nisur puna në parkun arkeologjik të Apolonisë për restaurimin e kolonave të monumentit te Nimfeut. "Tani në këto momente është në fazën e ndërhyrjes nga stafi i parkut në bashkëpunim me institutin e monumenteve.

Pra kemi edhe një specialist. Është një ndërhyrje për ringritjen e kolonave", tha drejtoresha Ornela Dyrmishaj. Bëhet fjalë për një çezme monumentale në zonën periferike te parkut arkeologjik, e cila pritet të restaurohet brenda 2-3 javësh. Kostoja do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

"Restaurimi mund të zgjasë 2-3 javë ku do të bëhet edhe mbyllja e punëve estetike. Kostoja e vetëm materialeve 60 mijë lekë dhe dita e punës e punëtorëve e specialistëve, mbulohen nga buxheti i shtetit" shtoi ajo.

Drejtoresha e këtij parku siguroi se janë marrë masa që ngjarja të mos përsëritet. "Masat janë si tek kontrolli 24 orë me roje dhe survejim i territorit", tha Dyrmishaj. Dëmtimi në parkun arkeologjik të Apoloninë ka ndodhur rreth 3 muaj më parë, kur vendi ishte izoluar për shkak të pandemisë. Kolonat janë gjetur të thyera më 13 prill, ndërsa ngjarja fillimisht u mbajt e fshehtë nga institucionet përgjegjëse.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Restauratori: 01/07/2020 00:39

    Nga cka shihet ne foto, keta qe po punojne ka gjasa ta demtojne me keq. Cezme thote shkrimi, cezme. Po hidraulikun do ta kene thirrur valle? Hem...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?