Tre mësues dhe një sanitare me COVID-19 në shkollën 9-vjeçare 'Xhevdet Doda' të Bulqizës

21 Tetor 2020, 19:14| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 21:27

  • Share

BULQIZË - Tre mësues dhe një sanitare kanë rezultuar me Covid-19 në shkollën 9-vjeçare " Xhevdet Doda" të qytetit të Bulqizës. Ato janë karantinuar në banesë me simptoma të lehta.

Pas dezinfektimit, mësimi ka vazhduar normalisht, ndërsa nuk ka nxënës që kanë shfaqur simptoma.

"Janë 4 raste, një sanitare dhe 3 mësuese. Në momentin që është dhënë rezultati pozitiv ata janë karantinuar në shtëpitë e tyre dhe zëvedësuar menjëherë dhe procesi mësimor vijon normalisht" - thotë zëvendës drejtoresha e shkollës.

Sakaq, një tjetër mësuese është e prekur me Covid-19 në gjimnazin  e Bulqizës e cila do të kryejë testimin e dytë.

Drejtori i Kujdesit Shëndetësor, Flamur Meta se pacientët janë me simptoma të lehta. Po kështu janë marrë tamponë në shkollën e Martaneshit dhe në Shkollën e Bashkuar, përgjigjet e të cilave ende nuk kanë dalë. 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?