Tre llojet e pensioneve, ISSH:
Ja dokumentat që duhen 

28 Prill 2016, 07:09| Përditesimi:

  • Share
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar listën e plotë të dokumentave që duhen për të marrë pensionin e pleqërisë, pensionin e reduktuar dhe pensionin si nënë me shumë fëmijë.

ISSH sqaron se për të përfituar pensionin e pleqërisë duhen këto dokumenta:

Fotokopje e kartës së identitetit. Certifikatë e gjëndjes familjare. Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra). Vërtetim nga Komuna/Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit.

Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin. Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në çertifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe çertifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijet që nuk figurojnë në çertifikatën e gjëndjes familjare.

Dokumentat për periudhat e sigurimit

Libreza e punës. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj. Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore. Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme). Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj). Vërtetim-tipi vjetërsisë në punë për ushtarakët. Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).

Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe: Vërtetim i gjendjes gjyqësore. Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik. Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë. Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë.

Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat
Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994). Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?