Anëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë përkulen për t'i kërkuar falje Rina Gonoit në shtator 2022

Tre ish-ushtarë japonezë shpallen fajtorë për sulm seksual

12 Dhjetor 2023, 09:02
  • Share

​​​​​​Një gjykatë japoneze ka shpallur fajtorë tre ish-ushtarë për sulm seksual ndaj koleges së tyre. Vendimi historik vjen pasi Rina Gonoi, 24 vjeçe, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare kur publikoi historinë e saj në YouTube në 2022.

Prokurorët e qytetit japonez, Fukushima, më pas ngritën akuza kundër tre burrave në mars, duke anuluar vendimin e tyre të mëparshëm. Japonia është një shoqëri thellësisht konservatore ku të folurit kundër dhunës seksuale mbetet një tabu.

“Vendimi i sotëm dëshmon se ajo që ata bënë ishte një krim, kështu që unë dua që ata të përballen me të dhe të reflektojnë mbi veprimet e tyre. Dhe shpresoj se ky vendim do t’i inkurajojë viktimat të flasin”, tha Ganoi pas dënimit të ish ushtarëve.

Ky është vendimi i parë i madh për akuzat për sulm seksual në Japoni që nga qershori. Gonoi raportoi incidentin tek eprorët e saj, por ankesa e saj u hodh poshtë pasi nuk kishte dëshmitarë, raporton BBC.

Videoja e saj në YouTube u bë virale vitin e kaluar dhe ajo mblodhi më shumë se 100,000 firma për një peticion që i bënte thirrje ministrisë së mbrojtjes të hetonte rastin e saj.

Më vonë, ministria i kërkoi falje asaj dhe nisi një hetimin që çoi në shpalljen fajtor të 3 ish ushtarëve.

Gonoi ka ngritur gjithashtu një padi civile kundër pesë autorëve dhe qeverisë japoneze, duke kërkuar 5.5 milion jen (40,000 dollarë; 32,000 £) dëmshpërblim nga burrat për shkaktimin e shqetësimit të saj mendor dhe 2 milion shtesë nga shteti për dështimin e tij, për të parandaluar abuzimin.

Sulmi seksual është ende një temë tabu në Japoni dhe ka fituar vëmendjen kombëtare vetëm vitet e fundit pas rasteve të profilit të lartë si Gonoi.

Vetëm në qershor autoritetet miratuan një rishikim historik të ligjeve të krimit seksual, duke zgjeruar përkufizimin e përdhunimit në "marrëdhënie seksuale pa konsensuale" nga "marrëdhënie seksuale e detyruar" - duke përafruar përkufizimin e ligjit japonez me vendet e tjera. Mosha ligjore e pëlqimit, më parë ishte vetëm 13 vjeç, gjithashtu u rrit në 16 vjeç.

    S.S/ReportTv.al
    Komento
    • Sondazhi i ditës:

      Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?