Tre filxhanë kafeje ndihmojnë
për të mbajtur mend

13 Janar 2014, 12:00| Përditesimi:

  • Share
Shpeshherë kemi dëgjuar të mirat dhe të këqijat e kafesë duke u bazuar në studime të ndryshme të kryer nga specialistë të fushës.

Mjaft hulumtime jane kryer rreth efekteve negative dhe pozitive te pirjes se kafes.

Por këtë herë studiuesit na sjellin një tjtër efekt pozitiv që sjell konsumimi i kafesë.

Kafeina nuk është vetëm një përbërës emocionues por rrit edhe kujtesën.

Një sasi prej tre filxhanësh ekspresi kafeje pas një “ushtrimi” mendor ndihmon në memorizimin e gjërave që mësoni.

Ka qenë një grup studiuesish nga SHBA që janë marë pikërisht me këtë gjë të udhëhequr nga Universiteti Johns Hopkins.

Shkrimi është botuar në gazetën Nature Neuroscience, e cila merret specifikisht me studime shkencore.

(B.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?