Vendi ku ndodhi ngjarja

Tre fëmijë gjenden të vrarë në Angli, arrestohet një grua

19 Shkurt, 14:33| Përditesimi: 19 Shkurt, 14:36

  • Share

Policia britanike arrestoi një grua, e cila dyshohet se është autorja e vrasjes së tre fëmijëve të mitur, të cilët u gjetën pajetë në ambientet e brendshme të një banese në Bristol.

Policia iu përgjigje një thirrje për dhunë  dhe kur arriti në vendngjarje pa skenën e tmerrshme të vrasjeve.

Gruaja 42 vjeçare, që është vënë në pranga, nuk ka lidhje me fëmijët dhe është dërguar në një spital psikiatrik për të vlerësuar gjendjen e saj mendore.

Fqinjët thanë se fëmijët ishin të gjithë nën 10 vjeç, më i vogli një foshnjë.

Policia e Bristol reagoi për ngjarjen e rëndë dhe iu shprehu ngushëllimet familjeve të fëmijëve të vrarë, ndërsa vazhdojnë hetimet për ngjarjen

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?