Tre familje në Zall-Herr në shtëpi të reja, Veliaj: Nuk i ndajmë në të majtë e të djathtë! Ata e kishin në dorë Tiranën dhe s'ngulën një gozhdë (VIDEO)

14 Janar 2021, 13:57| Përditesimi: 14 Janar 2021, 15:05

  • Share

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, familjet e Riza Zekthit, Hysen Vreshtit dhe Nazmi Oruqit në fshatin Dritas të Zall-Herrit hynë në shtëpitë e rindërtuara, më të sigurta se të parat.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjet në fshatin më periferik të kryeqytetit, ku nënvizoi se puna vijon edhe në ekstremin më fundor të Tiranës, njësoj si në qendër.

“Është e lehtë të prishësh, të shash dhe të pengosh, por është shumë e vështirë të ndërtosh, të bashkëpunosh dhe të kesh rezultat. Më inkurajon shumë fakti që po futemi në kohë rekord në shtëpitë e reja e kështu do të vazhdojmë me të gjitha familjet në Zall-Herr. Po punojmë njësoj, nga qendra në periferi. Është kollaj të bësh llogje nëpër kafene, por më e vështirë të vish në baltë për t’u siguruar që misioni realizohet me sukses”, tha Veliaj. 

Ai shtoi se kush i shton vilat në kohë pandemie nuk e kupton një hallexhi, i cili ka mbetur pa shtëpi nga tërmeti.

“Kur nuk ke prekur punë me dorë, ankohesh kollaj. Kur i numëron vilat e tua palë-palë, ankohesh pse bëhen shtëpitë e të tjerëve. Nëse ata do e ndjejnë të falin një nga vilat e tyre për një hallexhi, do e vlerësonim jashtë mase. Por, kur shtojnë të tyret dhe ankohen pse ne punojmë për ata që tërmeti i la pa shtëpi, ka një hipokrizi të madhe. Tiranën e kishin në dorë, po ashtu edhe Shqipërinë, edhe në ato vite ka pasur përmbytje, njerëzit i merrte lumi, por u desh të vinim ne që të jepnim dëmshpërblimet dhe të rregullonim lumin”, theksoi Veliaj.

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia tha se programi i rindërtimit nuk bën dallime nëse je i majtë apo i djathtë, pasi puna bëhet njësoj për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti. Në Zall Herr po rindërtohen 66 shtëpi individuale të shpërndara në fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa kolektive në lagjen e re.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populisti: 14/01/2021 17:01

    O Lali Demagogu,po ti?!..e mbushë me Pallate ,kioska e QiellGervishtese të shëmtuara!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?