Varkë me emigrantë drejt Britanisë

Tre emigrantë humbin jetën në La Mansh, tentuan të kalojnë në brigjet britanike

28 Shkurt, 18:20| Përditesimi: 28 Shkurt, 18:40

  • Share

Tre emigrantë kanë humbur jetën teksa janë përpjekur të futen në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar përmes La Manshit. Siç bëjnë me dije mediat britanike një ekip kërkim-shpëtimi është në kanalin anglez me autoritete britanike dhe franceze.

Një emigrant i katërt është parë teksa trupi i tij pluskonte në ujë. Kjo tragjedi vjen pasi kontrabanduesit e vegjël përfituan nga moti i mirë ditën e sotme për të nisur disa varka me emigrantë nga brigjet e Francës drejt Britanisë. Sipas raportimeve janë dërguar 300 emigrantë tek qendra e pritjes në Portin e Doverit.

Ky numër i ardhjes së migrantëve gjatë një dite është më i larti, që kur filloi kjo krizë në vitin 2018. Fundjavën e kaluar mbërritën 290 migrantë teksa kaluan brigjet britanike me 5 varka ditën e diel.  

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?