Tre ekipet shqiptare luajnë sot në turin e parë të Europa League/ Në fushë Teuta, Laçi e Kukësi

27 Gusht 2020, 08:51| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 10:17

  • Share

Pas Tiranës që e mbylli aventurën e saj në Champions sot ëshë radha e 3 skuadrave shqiptare që zbresin në fushë në turin e parë të Europa League me optimizmin për të kaluar më tej. E para zbret në fushë Teuta që pret në Durrës izraelitët e Beitar Jerusalem me duelin që do të nisë në orën 16:30. Durrsakët janë gati dhe duan të shfrytëzojnë faktorin fushë.

Më pas duke nisur nga ora 19:00 zbret në fushë Laçi që ndeshjen e ka në transfertë ndaj ekipet nga Azerbajxhani Keshla. Në mbrëmje radhën e ka Kukësi. Ekipi i drejtuar nga Skënder Gega pret në “Air Albania” bullgarët e Sllavias së Sofies me objektivin për të kaluar në turin e dytë të Europa League. Tekniku zbulon recetën për të arritur tek fitorja.

Ndeshja nis në orën 20:00. Të gjitha duelet luhen pa tifozë për shkak të pandemisë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • 0000: 27/08/2020 12:29

    Ndime per Kuksin dhe suksese ora 16:30 Teuta-Beitar RTSH,ora 19 Keshla-Laci S3,ora 20 Kuksi-Sllavia RTSH.

    Përgjigju
  • Kuksi Burra: 27/08/2020 11:50

    A do ket transmetim te ndeshjeve nga TV tona, apo do veprohet si me serbet.. ne Air Albania???? Dhe mos harroni te ftoni Presidentin, si perfaqesues i gjithe tifozerise shqipetare....Suksese ekipeve tona!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?