Gaza

Izraeli vret 3 djemtë e udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh në një sulm ajror

10 Prill, 18:18| Përditesimi: 10 Prill, 23:02

  • Share

Izraeli i ka dhënë një godtje të fuqishme liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke i vrarë 3 fëmijët, përmes një sulmi ajror, në Rripin e Gazës. 

Lajmi që u njoftua fillimisht nga mediat e Hamasit, u konfirmua më pas nga vetë Haniyeh i cili tha se vrasja e djemve të tij, nuk do të ketë ndikim tek kërkesat e grupit militant në negociatat për armëpushim.

Në një intervistë për televizionin Al Jazeera ai akuzoi Izraelin se po vepron në "frymën e hakmarrjes dhe vrasjes".

Haniyeh foli menjëherë pasi djemtë e tij Hazem, Ameer dhe Mohammed Haniyeh u vranë bashkë me anëtarë të tjerë të familjes, kur një makinë me të cilën po udhëtonin u vu në shënjestër të forcave izraelite në kampin e refugjatëve Al-Shati të Gazës.

Mediat e Hamasit thanë se edhe dy nga nipërit e udhëheqësit të grupit u vranë në sulm dhe një i tretë u plagos.

Ismail Haniyeh, i cili tani jeton në mërgim në Katar, është me origjinë nga Shati. Ushtria izraelite nuk ka bërë koment për ngjarjen.


Lajmi kryesor:

Lufta në Gaza/ Izraeli vret 3 djemtë e udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh në një sulm ajror! Sulmi izraelit lë 14 viktima në Rripin qendror


Xh.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?