Tre ditët e Kongresit të PS-së, qeverisja, statuti, rindërtimi, negociatat dhe drejtësia (Axhenda)

27 Shkurt 2020, 17:33| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 17:40

  • Share

TIRANE-Duke filluar nga dita e nesërme dhe deri në fundjavë, për 3 ditë rresht do të zhvillohet Kongresi i Partisë Socialiste. Zgjedhja e strukturave të reja do të jetë fokusi i 3 ditëve për socialistët në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet. Nga ky Kongres do të dalin dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.

Në ditën e parë të Kongresit do të ketë diskutime për barazinë gjinore dhe përforcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe institucione. Ndërkohë dita e shtunë do të jetë një nga ditët më të rëndësishme të Kongresit, pasi fokusi do të jetë tek arritjet e qeverisë por edhe sfidat. Në 29 shkurt, sesion i punimeve do nisë me një përshëndetje nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev, e më pas do të mbajë fjalimin kryeministri Edi Rama.

AXHENDA E DISKUTIMEVE NE KONGRESIN E PS
Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019
Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore
Drejtësia dhe sundimi i ligjit
Energjia dhe Infrastruktura
Shqipëria që duam dhe turizmi
E drejta e pronës, mbrojtja e territorit
Integrimi Europian dhe Rajonal

Në ditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet dhe për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe axhenda e partisë deri në vitin 2020. Ndërsa në 1 Mars kryefjala e Kongresit do të jenë të rinjtë. Një ditë më pas, në datën 2 presidenti i Republikës do të mbajë marshimin para kryeministrisë kundër “grushtit të shtetit”, ashtu si e quan presidenti i Republikës përplasjen institucionale Kuvend-Presidencë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?