Gjykata e Lartë hap garën për tre anëtarë të rinj të KLGj-së, Emrat e tre anëtarëve që u mbaron mandati më 12 dhjetor 2023

24 Korrik 2023, 15:35| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 15:49

  • Share

Gjykata e Lartë hap garën për 3 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit.

Përmes një njoftimi për shtyp gjykata e Lartë shpalli sot (24 korrik) thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit.

Brenda datës 4 shtator gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin një kërkese me shkrim drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Gazetarja e Report TV, Keti Banushi mëson se anëtarëve të cilëve u mbaron mandati në KLGJ, janë: Brikena Ukperaj, e zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së Apelit dhe Marcela Shehu e Dritan Hallunaj të zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së shkallës së parë. 

Këtyre 3 gjyqttarëve u përfundon mandati i plotë 5 vjeçar në datën 12 dhjetor 2023. 

Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë shpalli vakancat për 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilëve edhe atyre u përfundon mandati në Dhjetor 2023.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?