Foto ilustruese

Plagosen tre anëtarë të një familjeje në Ksamil, ende nuk dihen shkaqet! Nisen drejt Traumës, shpallet në kërkim një prej autorëve (EMRAT)

7 Qershor 2022, 15:20| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 16:47

  • Share

KSAMIL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme pranë zonës së quajtur ”4 valltarët në Ksamil të Sarandës ku 3 persona të së njëjtës familjeje janë përfshirë në një konflikt fizik dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve paraprake, Report Tv mëson se janë plagosur Tiku Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti. Si pasojë, 3 të plagosurit janë nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra.

Të plagosurit janë konfliktuar me disa shtetas të tjerë, nuk dihet ende detaje si ka ndodhur ngjarje dhe motivet.

Sa i përket autorëve burimet e Report Tv mësojnë se ka qenë 21-vjeçari Gjergji Arapi, i cili është shpallur në kërkim nga policia sëbashku me personat e tjerë të përfshirë. 

Policia ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet dhe ka identifikuar autorë të tjerë të përfshirë dhe detaje shtesë. .

Në përditësim...

Ora 16:29
Plagosen 3 anëtarë familjeje në Ksamil, shpallet në kërkim autori 21-vjeçar (EMRI)

Tre persona të së njëjtës familje mbetën të plagosur ditën e sotme në Ksamil pas një konflikti fizik. Report Tv mëson se autori është Gjergj Arapi 21 vjeç i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Arapi ka qenë sëbashku me disa persona të tjerë kur ka kryer plagosjen. Policia po punon për kapjen e Arapit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Të plagosur kanë mbetur Tiku Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti. Një nga te plagosurit, është nisur me helikopter drejt Tiranës. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?