Foto nga vendi ku u përplas 4-vjeçari në Tapizë të qarkut Tiranë

Tre aksidente me vdekje në Tiranë, në pranga tre të rinjtë! Edhe 38-vjeçari që përplasi 4-vjeçarin që humbi jetën

9 Janar, 10:20| Përditesimi: 9 Janar, 14:37

  • Share

TIRANË- Tre aksidente me vdekje kanë ndodhur në Tiranë katër ditët e fundit, ku humbi jetën edhe një fëmijë vetëm 4 vjeç në fshatin Tapizë.

Përplasja e 4-vjeçarit ndodhi më 6 janar, ndërsa ai është përplasur me makinë bashkë me babanë e tij në rrugën “Tiranë-Fushë Krujë”. Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit E. S., 38-vjeç.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari A. B., i cili po më datë 6 janar përplasi për vdekje një 60-vjeçar në afërsi të TEG-ut.

Po ashtu një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën "Ali Shefqeti" në Tiranë, ku 21-vjeçari E. B. ka përplasur për vdekje një këmbësore, L. Gj., 60 vjeçe. I riu është vënë në pranga.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?