Foto nga aksidenti në Sarandë

Tre aksidente në një ditë/ Makina 'merr malin' në Sarandë, vdes 50-vjeçari me motor në Rrogozhinë! Në Tiranë mjetet përplasen kokë më kokë

5 Korrik 2020, 15:36| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 15:43

  • Share

Tre aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë, Rrogozhinë dhe në Sarandë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin një 50-vjeçar i cili po udhëtonte me motor u përplas për vdekje nga një drejtues automjete.

Ndërkohë më herët në orët e para të mëngjesit dy makina u përplasën kokë më kokë në zonën e Porcelanit në Tiranë dhe njëra përfundoi e përmbysur në rrugë.

Sakaq, në aksin Gjirokastër - Sarandë 4 automjete kanë dalë nga rruga në zonën e Muzinës. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë lagështia në rrugë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?