Goli i SHBA kundër Iranit

Eleminimi i Iranit nga Kupa e Botës, protestuesit iranianë festojnë me fishekzjarre fitoren e SHBA kundër skuadrës së tyre kombëtare

30 Nëntor 2022, 12:03| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 12:14

  • Share

Protestuesit në Iran lëshuan fishekzjarre dhe festuan pasi ekipi i tyre kombëtar humbi ndaj armikut të ashpër të Shteteve të Bashkuara në Kupën e Botës të martën, sipas videove të mediave sociale.

Republika Islamike ka vendosur forcat e sigurisë shtetërore kundër protestave që shpërthyen pasi gruaja kurde 22-vjeçare Mahsa Amini vdiq më 16 shtator, tre ditë pas arrestimit të saj për shkeljen e dyshuar të kodit të veshjes së Iranit për gratë.

Vendlindja e saj, Saqez, si dhe qytete të tjera në provincën perëndimore të Kurdistanit, kanë qenë një pikë ndezje për protestat kundër sundimit klerik.

“Qytetarët e Saqezit kanë filluar të festojnë dhe përdorin fishekzjarrë pas golit të parë të Amerikës kundër ekipit të futbollit të Iranit”, raportohet nga mediat e huaja.

Në videot e shpërndara nga iranianët, tregohen festime, brohoritje dhe kërcime pas fitores që SHBA siguroi kundër Iranit. Fitorja e SHBA-së e largoi Iranin nga Kupa e Botës dhe i siguroi armikut të përhershëm të Republikës Islamike një vend në fazën eliminatore të turneut në Katar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?