'Transportuesi' godet trafikun në Vlorë! Kapen tre të rinj me kanabis dhe 2600 euro

8 Maj 2020, 12:53| Përditesimi: 8 Maj 2020, 12:54

  • Share

VLORË-Goditet në qytetin bregdetar një rast trafiku droge në operacionin e koduar “Transportuesit”.

Kapen në flagrancë 3 persona duke transportuar lëndë narkotike. Nga operacioni në aksin rrugor pranë fshatit Karbunar janë sekuestruar 24.5 kg kanabis dhe një sasi parash të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Droga ishte fshehur në automjetet e sekuestruara “Toyota Yaris” dhe “Fiat Punto”. Gjithashtu janë sekuestruar 2600 euro që dyshohen se mund të jenë përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe 3 celularë.

Të arrestuarit janë;
S. D., 25 vjeç, banues në Vlorë
D. D., 22 vjeç, banues në Kras, Tepelenë
T. B., 34 vjeç, banues në Vlorë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?