Transportonte veshje të firmave të ndryshme pa fatura tatimore përkatëse, vihet nën hetim 44-vjeçari në Lezhë

23 Shtator 2023, 16:11| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 16:14

  • Share

Një 44-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia Lezhë, pasi u kap duke transportuar 1563 pako me veshje të firmave të ndryshme, në vlerën e 2 000 000 lekë të reja, për të cilat nuk dispononte faturat tatimore përkatëse.

Policia njofton se 44-vjeçari u ndalua në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku uniformat blu pas kontrollit në automjetin e tij tip "Benz", gjetën 1563 pako me veshje të firmave të ndryshme pa faturat tatimore përkatëse.

Vlera totale e mallrave të sekuestruar është rreth 2 000 000 lekë të reja.

Materialet procedurale iu referuan Prokurisë për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?