VIDEO/ Transportonte skrap drejt Turqisë, anija shqiptare përplaset me shkëmbinjtë, ankorohet në Sarandë

21 Shkurt, 14:52| Përditesimi: 21 Shkurt, 15:01

  • Share

Anija e mallrave 'Bergfjord', është përplasur me shkëmbinjtë në zonën e Ksamilit, pasi pati probleme me sistemin e drejtimit.

Anija, me flamur shqiptar, transportonte skrap nga Shëngjini drejt Turqisë. Pas përplasjes anija është ankoruar në portin e marinës ‘Limion’ në Sarandë.

Anija e mallrave ka pësuar çarje dhe është anuar në anën e majtë, dhe raportohet se nuk ka të lënduar.

‘Pas një defekti në manovër dhe mos funksionim të sistemit të drejtimit së anijes “Bergfjord” me flamur shqiptar anija u përplas me një masiv shkëmbor.

Nga ky moment dhe pas komunikimit me kapitenerinë e portit Sarandë anija është  udhëzuar për të hyrë në portin e marinës “Limion “.

Gjatë komunikimeve ekuipazhi nuk ka paraqitur probleme. Është bërë menjëherë nga ana e ekuipazhit vlerësimi i situatës dhe është vënë në mbikqyrje pjesa e çarë. Anija është akostuar pa probleme.

Situata do të vlerësohet nga ana e KSHF Kontrolli Shtetëror i Flamurit për vijushmërinë apo jo të lundrimit të anijes.’- thuhet nw njoftim.

1708523814_Screenshot8.png

 

Zona e perplasjes

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?