Foto ilustruese

Transportonte pesë emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, bie në prangat e policisë, 48 vjeçari në Pogradec (EMRI)

6 Nëntor 2022, 11:09| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 11:12

  • Share

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 48 vjeçarin, Alfred Toska i cili është kapur në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës për t’i kaluar më pas drejt vendeve të BE-së.

Toska ofronte ndihmën e tij në këmbim të shpërblimeve financiare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. T., 48 vjeç, banues në Tiranë”-thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjovalin: 06/11/2022 11:18

    Ashte njesoj si te arrestonin ata qe na ndihmuan edhe ne shqiptareve kur kishim nevoj,per mu pun kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?